C.Ronaldo ka qëndruar në heshtje këtë periudhë, ka folur pak ose aspak për situatën që po kalon në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër”. Pas transfertës kundër B.Lervekusen, Ronaldo ka thyer heshtjen duke i dhënë një këshillë të qartë trajnerit Maurizo Sarri:

Cristiano Ronaldo Maurizio Sarri Juventus 2019 20 M769p7371ryb18y1pk3xl6g7g
Cristiano Ronaldo Maurizio Sarri Juventus 2019 20 M769p7371ryb18y1pk3xl6g7g

“Do të dëshiroja të luaja sëbashku me Dybalan dhe Higuain. Si kur luaj me Dybalan ashtu dhe me Higuain kuptohemi mirë, do të më pëlqente të luaj me të dy, argëtohemi shumë në fushë, por vendimet në fund i merr trajneri, në duhet ti respektojmë”, u shpreh CR7 pas fitores së pastër 0-2 përballë Leverkusen.

Cristiano Ronaldo Celebration Paulo Dybala Juve 1087984
Cristiano Ronaldo Celebration Paulo Dybala Juve 1087984

Edhe kjo sfidë vërtetoi se të tre mund të luajnë sëbashku, ku një rol thelbësore ka Dybala i cili dhuroj edhe dy asist, për Ronaldon dhe Higuain. Edhe Dybala është në të njëjtën linjë me Ronaldon kur pyetet mbi këtë mundësi: “Un, Ronaldo dhe Higuain sëbashku? Un mendoj se ne duhet të punojmë, e di trajneri si kur mund të ndodh. Jam i lumtur sepse bëra që shokët e mi të shënojnë, ky sukses ishte i bukur dhe i rëndësishëm për të pasur qëndrueshmëri në Champions”, u shpreh Dybala.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb