Për dikë si Ronaldo që ka shkruar historinë e futbollit, rekordet janë një fiksim, edhe pse ai vazhdon të deklarojë të kundërtën.

Mungesa në ceremoni ku nuk është ylli i mbrëmjes është një tregues i qartë për mentalitetin e portugezit, i cili në Dubai nuk mungoi dhe u vlerësua me disa çmime. 2019-a i ofron një mori shansesh për të vendosur emrin e tij në krye të disa listave. Deri më sot asnjë futbollist nuk ka mundur të shpallet golashënues në tri kampionatet më të mëdha europiane.

Kulmin e kanë arritur lojtarë si Zlatan Ibrahimoviç, që ka qenë bomber në Francë me PSG-në dhe në Itali me Interin e Milanin. Në të njëjtën kuotë edhe Kavani apo profesionistë të tjerë të golit si, Suarez, Xheko apo Vieri. Duke shënuar më shumë se të gjithë në këtë edicion të Serisë A, Ronaldo mund të bëhej lojtari i parë në histori që fiton çmimin e golashënuesit në tri kampionate madhore.

CR7 e ka fituar trofeun me Mançester Junajtidin në sezonin 2007/2008 në Angli, teksa në Spanjë e ka ngritur në tri raste me fanellën e Realit. 14 golat aktualë janë një rrugëtim i kënaqshëm për t’ia dalë mbanë. Në rast se “Zonja e Vjetër” shpallet kampione dhe Ronaldo fiton titullin e golashënuesit, do të ishte i pari futbollist, i cili ia del të realizojë këtë dopietë që në sezonin e parë. Kjo është një tjetër arritje historike, të cilën portugezi e synon për të treguar edhe një herë se cili është numri 1./Panoramasport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: