C.Ronaldo mposht COVDI-19, rikthehet në fushë dhe menjëherë bën liderin me një “dopjetë” duke i dhuruar Juves fitoren e parë në Serie A pas dy barazimeve radhazi. Afro 3 javë mungesë ishin si një përjetësi për yllin portugez i cili përpiqet të minimizoj debatin e madh që u krijua pas deklaratës së tij mbi dyshimet që ngrinte rreth tamponëve:

“Kanë qenë 18-19 ditë ku nuk arrija të bëja atë që më pëlqen më shumë, të luaj futboll”, u shpreh fillimisht CR7 pas ndeshjes kundër Spezia duke vijuar: “Nuk kam pasur kurrë asnjë simptomë, kamë qenë gjithnjë mirë dhe tashmë u riktheva të luaj. Më duhet ende pak kohë për tu rikthyer në 100% të formës time. Deklarata mbi tamponin? Cristiano është rikthyer, vetëm kjo ka rëndësi tani”. Në fund Ronaldo paralajmëron edhe Juven: “Milan po bën një punë të shkëlqyer, por duhet të kemi kujdes edhe Lazio e Napoli. Është një kampionat i vështirë dhe po rritemi, shpresoj të kemi nisur një rrugëtim pozitiv nga kjo ndeshje”, përfundoi Ronaldo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: