SHQIPËRI- Këngëtaret Ronela Hajati dhe Samanta Karavello kanë pastuar një video në Instagram në të cilën të dy këngëtaret shfaqen duke kërcyer nëpër rrugët e Parisit.

Të shumtë janë qytetarët që e kthejnë kokën për të parë këngëtaret shqiptare duke vallëzuar në rrugë.

Nuk dihet se cili ka qenë qëllimi i këtij kërcimi, tërheqja e vëmendjes apo dëshira për të bërë çmenduri dhe për t’i ndarë me fansat në rrjetet sociale.

Ajo çka duket në video janë të dy bukuroshet shqiptare që drithin të pasmet përpara disa qytetarëve të mbledhur aty rastësisht. Nuk dihet se sa ka zgjatur “performanca” pasi vetëm një pjesë e saj është publikuar në Instagram nga Ronela.

(a.h/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb