Këngëtarja Ronela Hajati është renditur si artistja e parë që do performojë në Eurovision, dhe jo vetëm. Ajo do këndojë “Sekret” në natën e parë gjysmëfinale.
“Ok, tani jam e frikësuar”, shkroi Ronela Hajati, e cila do të duhet të përfaqësojë në mënyrë dinjitoze Shqipërisë, duke marrë parasysh faktin se e gjithë vëmendja do jetë tek ajo pasi është këngëtarja e parë që do performojë në Eurovision këtë vit.

Artistja u shpall fituese e Festivalit të RTSH mes polemikave dhe kritikave, pasi disa kolegë të saj e konsideruan si këngë tallavaje “Sekret”.

Ajo triumfoi përballë rivalit dhe kolegut Alban Ramosajt, i cili konkurroi me këngën “Theje”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Shorti i ndarjes së performancave në gjysmëfinalen e Eurovision Song Contest 2022 u zhvillua në Palazzo Madama e Casaforte degli Acaja

Këtë vit festivali më i madh muzikor evropian do të zhvillohet më 10, 12 dhe 14 maj në Pala Olimpico në Torino, Itali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb