TIRANE

Edhe pse duket një vajzë ekstravagante, Ronela kur ishte më e vogël ka qëndisur me mamanë e saj. Këngëtarja e njohur ka treguar se do të marr me vetë pajën e nusërisë kur të martohet.

Madje, e ëma e Ronelës dhe gjyshja i kanë përgatitur asaj pajën. E ftuar në “E diell”, Ronela ka rrëfyer gjithashtu se di të gatuajë shumë mirë dhe se bën punë shtëpie.

“Pajën e kam gati nga mami. Kam një pajë gjigante. Kam mësuar të qep dhe qëndis, pasi më ka mësuar mami. Paja ime përfshin perde, jastëkë, kuverta kolltuqesh dhe mbulesa tavolinash. Janë të gjitha të punuara me dorë nga gjyshja dhe mami”,-është shprehur Ronela.

Këngëtarja është shprehur se për martesën nuk ka ende plane dhe atë punë e di vetëm Zoti por pajën gati e ka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: