Këngëtarja Ronela Hajati është përfolur disa herë në mediat rozë për jetën e saj private.

Së fundmi, këngëtarja zhvilloi një “lojë” me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ ku ndër të tjera ka zbuluar cilësitë që duhet të ketë një mashkull që ta bëjë të dashurohet me të.

“Ajo kimia që në takimin e parë që e ndjen telashin. Do të të dua nëse nuk je shumë i ngjitur, gatuan lezetshëm, kemi shije të përafërta muzikore. S’dua të pajtohet me çdo gjë që them, dua të më kuptojë me një shikim dhe të arrijë të njohë atë Ronelën që e njohin shumë pak njerëz. Nuk është ndonjë gjë dhe shumë e lodhshme”, ka shkruar Ronela duke e sqaruar një e herë e mire si e do partnerin e saj.

Kujtojmë se Ronela është përfolur për një lidhje dashurie me Young Zerkën. Mirëpo, vitin e shkuar gjithçka mes tyre mori fund dhe këtë gjë e konfirmuan edhe këngëtarët në fjalë.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: