Këngëtarja ekstravagante, Ronela Hajati vazhdon të sjell hite çdo herë dhe mbetet një këngëtare shumë e dashur për publikun.

Së fundmi Ronela ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram kur ishte gjimnaziste.

“Nderi i shkollës 15 vjeç. Nuk mund te rrija pa e postuar këtë mrekullinë time gjimnaziste! “, thuhet në mbishkrimin e fotos së postuar.

Ronela aty duket një vajzë e thjeshtë, e lezetshme veshur me uniformën e gjimnazit.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: