Këngëtarja Ronela Hajati është një ndër këngëtaret e pakta shqiptare të gjeneratës së re që nuk kanë bërë asnjë ndërhyrje kirurgjike. Për këtë bukuri natyrale artistja nga Shqipëria është mjaft krenare dhe këtë e bën të ditur dhe në profilin e saj në “Facebook” ku poston disa fotografi ndër vite.
“Kjo jam unë 8 ,17, 22, 25 vjeç. Fytyrë e pandryshuar mirë a po keq. Me gjithë respektin po e dashuroj plakjen natyrale”, ka shkruar Ronela duke u hedhur kunja kolegeve të saj për operacionet e shumta dhe bukurinë false.

Këngëtarja pak ditë më parë zbuloi se projekti “Tiger” i paralajmëruar qe një kohë të gjatë, është realizuar, por nuk do të publikohet për shkak të prishjes së marrëveshjes me produksionin.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: