Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, me këngën e saj “Sekret”. Këngëtarja së fundmi në një konferencë në Torino ka folur për bullizimin dhe komentet negative.

Duket se këngëtarja nuk i ka përballuar dhe aq mirë komentet e shumta negative, të cilat e kanë prekur artisten.

Ronela ka postuar sot në rrjetin social “Twitter” një shkrim ku tregon se sa i mungon studioja e saj, të bërit muzikë dhe fansat. Artistja u shpreh se ka punuar shumë për performancën që do të paraqesë në festivalin e madh, por njerëzit nuk janë ende të kënaqur me të.

“Më mungon studioja ime, të bëj muzikë, koncertet, fansat. Kam punuar në çdo detaj për 5 muaj dhe njerëzit janë ende të pakënaqur nga unë. Kjo është ajo që mund të bëj, më vjen keq. Le të përfundojë sa më shpejt. Fikini televizorat kur të performojë këtë m*t performance sepse do ta harroni më shpejt!”– shkroi ajo në postim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb