TIRANE

Nëse ju ka marrë malli për këngët e Festivalit të kënduara nga artistë si Luan Zhegu, mes tyre “Alo alo”, i cili ka qenë një hit për shumë vite dhe vazhdon të sjellë shumë nostalgji dhe emocione edhe sot, Ronela Hajati ka menduar që mos t’ju mungojë asnjë notë e së shkuarës.

Këngëtarja ka sjellë jo më larg se dje “Alo”, një bashkëpunim me reperin kosovar, Vig Poppa, një këngë e punuar dhe e përshtatur me trendet e vitit 2021, por që në nisje të tij i lajmëron njerëzit për risjelljen e projektit të shumë dëgjuar në Festivalin e 26-të me tekst të Agim Docit dhe muzikë të Osman Sulës, i cili u vlerësua asokohe me çmimin e dytë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb