Ronela Hajati, është ndër këngëtaret më energjike në skenën muzikore. Ajo këtë vit do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Por së fundmi ajo ka ‘shqetësuar’ ndjekësit e saj përmes një postimi në InstaStory, ku ka shpalosur disa copëza nga gjendja e saj emocionale, që mesa duket është shumë e ngarkuar.

“Gjatë gjithë jetës time kam qeshur dhe kam qenë optimiste edhe në ditët e mia më të këqija… por tani jam në periudhën më të keqe dhe nuk e keni idenë sa po vuaj, ndërkohë që askujt nuk i intereson për mua.

Ndihem shumë vetëm…

Nuk e dini se çfarë dikush është duke kaluar”, ka shkruar ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: