TIRANE

Këngëtarja Ronela Hajati, e ftuar së fundmi në ‘Prive’ konfirmoi se është single dhe se ndihet shumë mirë, teksa shtoi se tashmë është e fokusuar vetëm në punë. Mes të tjerash, Ronela tha se njeriu nuk mjaftohet asnjëherë, as kur është në një lidhje e as kur është single.

“Po beqare jam dhe shumë mirë madje. Punë vetëm punë për momentin. Është e vetmja gjë ku jam shumë e fokusuar dhe kur fle mendoj për punë. Jam e izoluar dhe e fokusuar vetëm në punë. Po ndihem shumë mirë. Njeriu nuk mjaftohet kurrë edhe kur je shumë shumë mirë, prapë do të kesh diçka që nuk e ke.

Unë shoh shoqet e mia. Kur janë në një lidhje duan të kalojnë kohë vetëm me shoqet, kur janë vetëm duan lidhje. Kur kanë diçka, duan diçka tjetër. Njeriu nuk ngopet”, u shpreh ajo.

Përsa i përket projekteve muzikore, Ronela tregoi se shumë shpejt do të vijë me këngën e re “Aventura”, që premtoi se do të jetë super hit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: