Duhet pranuar që komentet dhe kritikat nuk janë treguar dhe shumë bujare me artisten tonë. Por pavarësisht se fqinjët nuk janë treguar ‘mikpritës’, Ronelës nuk i ndahet shpirti nga Italia. Kjo foto, e siguruar nga Panorama Plus tregon këngëtaren teksa është kthyer nga Italia në orët e para të mëngjesit. Sapo ka kaluar mesnata, kur avioni, ku ishte dhe Ronela është ulur në Rinas. Si gjithë të tjerët, ajo po mban rradhën për të kryer kontrollin. E gjithë vëmendja e saj shkon për telefonin, teksa shfaqet e shkujdesur për sytë e kureshtarëve që e shohin me kuriozitet.

  • foto galeri
  • foto galeri

E veshur me këmishë dhe pantallona të zeza, Ronela ka mbërritur në Tiranë, pas udhëtimit të orëve të vona. Në rrjetet e saj sociale, ajo ka njoftuar se do të rikthehet përsëri në Itali pas disa ditësh për një koncert, këtë herë në Milano. Ndonëse pas Eurosong, artistja u shfaq e rënduar psikologjikisht për shkak të komenteve, duket se ka gjetur në Itali një treg të mirë muzikor. Pas pjesëmarrjes së saj, janë shtuar ‘club-et’ në shtetin fqinj që e mirëpresin për netët live. Epo një gjë të mirë e paska pasur edhe përfaqësimi i saj në skenën e Torinos.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb