Wayne Rooney ka mahnitur Amerikën në ndeshjen e fundit që skuadra e tij fitoi 3-2 kundër Orlandos në Major League Soccer.

Në minutat e fundit kur rezultati ishte 2-2, në sulm kishte shkuar edhe portieri i DC United. Për fatin e mirë të Orlandos ekipi nisi një kundërsulm i cili ishte mjaft i rrezikshëm pasi porta ishte e boshatisur, por askush nuk do e mendonte se Ëayne Rooney do të vraponte si i ‘çmendur’ në ato minuta.

Ish-sulmuesi i Mancheter United bëri një ndërhyrje spektakolare, duke evituar rrezikun, njëjtë sikur të ishte Paolo Maldini. Në po të njëjtin aksion anglezi dha një asist nga mesi i fushës i cili u kthye në gol, duke i dhënë 3 pikët ekipit të tij.

Në videon e mëposhtme mund të shihini Rooney-n i cili brenda pak çastesh është edhe Maldini edhe Andrea Pirlo.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: