Ashtu siç ishte lajmëruar më herët, sot ka ardhur zyrtarizimi i Wayne Ronney-t tek Everton.

Ish-kapiteni i Manchester United dhe kombëtares “Tre Luane” pas 13 vitesh është kthyer në klubin ku u rrit si futbollist. 31-vjeçari mbërriti pasditen e së shtunës në qendrën stërvitore të klubit, “Finch Farm” për të kryer vizitat mjekësore. Ndërsa sot ai firmosi kontratën me klubin e ri. Rooney do të përfitojë 150 mijë paund në javë.

Ai pranoi që të përgjysmonte rrogën vetëm që të realizonte ëndrrën e tij, të rivishte edhe një herë fanellën blu të qytetit të Liverpulit. Junajtid respektoi vendimin e kapitenit, pavarësisht se ai kishte edhe një vit kontratë dhe ia prishi kontratën, duke ia falur Kumanit me parametra zero, edhe pse holandezi kishte bërë gati 10 milionë paund për kartonin.

Rooney debutoi në moshën 16-vjeçare me Everton ku luajti për dy sezone. Më pas në verën e vitit 2004 ai la blutë e Liverpulit për t’ju bashkuar Manchester United për shifrën e 25.6 mln pafundëve.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb