Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj publikoi një ditë më parë rastin e vogëlushes Rosalinda, e cila edhe pse me temperaturë të lartë dhe e sëmurë ishte e detyruar të flinte në çadër të ftohtë pasi familja e saj kishte mbetur e pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit. Por me sa duket për familjen e saj ka ardhur ndihma, pasi ata janë futur në një shtëpi kontejner deri në stabilizimin e plotë.

Ndërkaq Shehaj ka një apel edhe për familjet e tjera me fëmijë të vegjël të mbetura në çadra në Bubq.

“Rosalinda, vogëlushja e sëmurë 4 vjeçare, nuk do të flejë më në çadrën e ftohtë.

Në Bubq, ka dhjetëra familje të tjera me fëmijë dhe të moshuar të sëmurë që nuk mund të qëndrojnë dot më në çadra. Një kontejner i tillë, për qëndrim të përkohshëm, kushton rreth 1500 euro. Kushdo që mund të ndihmojë, si fillim, familjen e Qamil Korrikut me katër fëmijë të mitur apo familjen e Shefqet Xhaferrit me dy fëmijë të mitur, le të më shkruajë mua, Aulon Bej Kalaja ose Titi Seranaj”, shkruan Shehaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb