Odise Roshi, futbollisti i Kombëtares ka folur për mediat pas humbjes 0-3 me Kosovën. Fieraku është shprehur shumë i mërzitur, ndërsa nuk u kursyer as kur u pyet për zëvendësimin në minutën e 42 të pjesës së parë.

“Kemi dy ndeshje jo të mira, ajo me Norvegjinë që u mundëm 0-1 dhe me Kosovën është katastrofike 3-0. Kosova ka bërë një lojë shumë të mirë edhe e ka merituar fitoren.

Fryma e grupti nuk është keq, ambienti është shumë i mirë. Nuk dua të dal që ishte fund kampionati, se Kosova ka të njëjtën gjë. Kur humbim, humbim të gjithë, kur fitojmë, atëherë fitojmë të gjithë.

Edhe unë u habita në minutën e 42, e dyta herë që zëvendësohem. Jam shumë i mërzitur. Kosova luajti më mirë se ne. Jemi paraqitur ne shumë dobët dhe ata kanë ekip shumë të mirë.

Trajneri do që të jetë më mirë se Shqipëria e kaluar, ndonëjherë merr për keq. Duhet të japim forca për të ardhmen. Gjithmonë njerëzit kanë besuar te ne, ia kemi dalë, për momentin jemi në moment pak të keq”, ka thënë Roshi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: