“Është e vërtetë që Sioni më kërkon, por klubi Akhmat Grozni nuk më lë të lirë”. Kështu është shprehur Odise Roshi për “Panorama Sport”. Pas lajmit se Sioni i Tramexanit kërkon me ngulm shërbimet e mesfushorit shqiptar, vetë lojtari ka treguar si është situata.

I pyetur nga gazeta, Roshi konfirmoi lajmin dhe dëshirën që ka për t’u transferuar në Zvicër, por sipas tij gjithccka e vendos klubi i Akhmat Groznit, ku është nën kontratë.

Gazeta mëson se klubi çeçen, i cili merr pjesë në kampionatin rus, kërkon 800 mijë euro për kartonin e lojtarit, por Sioni nuk është në gjendje të paguajë këtë shifër. Gjithsesi, mbetet për t’u parë në ditët e fundit të merkatos, pasi edhe vetë presidenti i Sionit, i ngacmuar nga mediat zvicerane, ka deklaruar se deri në ditën e fundit, çdo variant që është përmendur pranë skuadrës së tij është i hapur./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: