Drejtuesi politik i qarkut Fier Taulant Balla së bashku me kryetaren e Bashkisë Roskovec Majlinda Bufi, kanë inspektuar nga afër rehabilitimin e rrugës ‘Musa Sinanaj-Strugë e Thatë’.

Balla në fjalën e tij u shpreh se kjo ka qenë një kërkesë e kahershme e banorëve, që sot është bërë realitet e madje i ngjan një lagjeje qyteti.

Sipas Ballës kjo rrugë i shërben rreth 1000 banorëve të zonës.
“Rikonstruksioni i kësaj rruge ka qenë një kërkesë e kahershme e banorëve, por sot është një premtim i mbajtur. Pas përfundimit të vendosjes së linjës së ujësjellësit rruga do të asfaltohet tërësisht dhe brenda muajit gusht kjo rrugë do të jetë e rregulluar”, tha ndër të tjera Balla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb