ROSKOVEC- Blutë e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier kanë ndaluar një 52-vjeçar pasi akuzohet se ka kryer lidhje të paligjshme në aparatin matës të energjisë elektrike.

Mësohet se është bërë ndalimi i shtetasit Agim Plaka, banues në Roskovec, me detyrë elektricist i OSHE-së Fier për “Shpërdorim detyre”. Sipas policisë Plaka në kundërshtim me ligjin duke shpërdoruar detyrën, ka kryer lidhje të paligjshme në aparatin matës të energjisë elektrike në banesën e shtetasit L.L., banues në Roskovec.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: