IZRAEL

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka reaguar për herë të parë për marrëveshjen e afërt mes dy partive opozitare që mund ta rrëzojnë atë nga pushteti.

Netanyahu thotë se koalicioni që kërkon të formojë një qeveri uniteti mund të përbëjë një rrezik për sigurinë e vendit.

Ai i është drejtuar me një thirrje politikanëve të djathtë të mos mbështesin marrëveshjen për qeverinë Lapid-Bennett.

Nëse formohet qeveria e unitetit atëhere Netanyahu i jep fund epokës 12-vjeçare si kryeministër i Izraelit, më jetëgjati në historinë e vendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb