Presidenti iranian në largim, Hassan Rouhani, ka deklaruar se Irani është i aftë të pasurojë uranium për qëllime paqësore në 90 për qind pastërti nëse është e nevojshme.

Sipas televizionit shtetëror, duke folur gjatë një takimi të kabinetit, Rouhani theksoi se programi bërthamor i Teheranit po zhvillohet vazhdimisht.

“Agjencia iraniane e Energjisë Atomike ka aftësinë për të pasuruar uranium në një pastërti deri në 90 për qind nëse është e nevojshme”, shtoi ai.

Kohët e fundit u nisën bisedimet në Vjenë për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 midis Iranit dhe SHBA-së, Britanisë, Francës, Kinës, Rusisë dhe Gjermanisë, në një përpjekje për ta kthyer Washingtonin në marrëveshje.​​​​​​​//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb