E ftuar në “Në Kurthin e Piter Pan”, Rovena Dilo u pyet nga gazetarët e vegjël se kush është njeriu më i mirë që ajo ka takuar. Këngëtarja veçoi mbi të gjithë prindërit e saj.
Duke theksuar se nuk dëshironte të fliste për të atin e ndjerë sepse prekej direkt, Rovena tregoi se dashuria për nënën e saj është aq e madhe sa i kushton asaj çdo ditë poezi.
“Kush e meriton më shumë se nëna?” -tha Rovena.
Rovena Dilo: Në jetë kam takuar shumë njerez të mirë, sepse njerëz të mirë ka shumë. Ka më shumë njerëz të mirë se njerëz të këqinj. Por siç thotë miku im avokat, e keqja thotë, merr përmasa dhe e mira rri e heshtur. Ndaj, e mira nuk duket. Kështu që, unë kam takuar shumë, e t’i përmend të gjithë do të na duhej shumë kohë, por njerëz shumë të mirë, të rëndësishëm, janë prindërit. Kur ata janë vërtetë të dashur, janë mbështetje, janë gjithçka. Edhe unë e kam një mamush, që po më shikon tani, që është një njeri shumë i mirë, përveçse që është mami im.
Alketa Vejsiu: I thuaj ndonjë fjalë më të bukur, se ajo tani… I zgjatet jeta, i jep bonus jete.
Rovena Dilo: Asaj i bëj çdo ditë poezi.
Alketa Vejsiu: Ia bën vërtet?
Rovena Dilo: Çfarë nuk i them.
Alketa Vejsiu: E kush e meriton më shumë se nëna në fakt?
Rovena Dilo: Nuk e meriton askush më shumë në fakt se nëna, më beso. Domëthënë, Silvia ime është tani aty, duke më parë. Ajo e di që për mua është univers. Universi është i vogël… Është shumë pak.
Alketa Vejsiu: Ti babain e ke humbur…
Rovena Dilo: E kam humbur, por s’dua të flas tani se filloj e qaj.