TIRANË

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka dhënë vendimin sot për prokuroren Rovena Gashi, duke lënë në fuqi vendimin e parë të vettingut dhe duke e shkarkuar nga detyra.

Gashi, me detyrë pranë Prokurorisë së Përgjithshme u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit por vendimi i ankimua nga vetë prokurorja.

Sot trupi gjykues i KPA, vendosi edhe në prani të vëzhgueses ndërkombëtare, se zonja Rovena Gashi subjekt i rivlerësimit për shkak të funksionit të saj si prokurore të shkarkohet nga detyra.
Me sa duket problemet me deklarimin e pasurisë kanë qenë shkak për vendimin e marrë nga KPA.

Në 25 korrik të vitit të kaluar, anëtarët e KPK Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj vendosën shkarkimin e prokurores nga detyra. Gashi,  e pezulluar nga detyra për shkak se ishte nën hetim për fshehje pasurie, nuk ishte e pranishme në seancën e asaj kohe.

ILDKPKI konstatonte se deklarimet nuk jane te sakta, ka mungesë burimesh per pasurine qe ka dhe ka deklarim të rremë te pasurisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb