Ajo pushtoi rrjetet sociale javëve të fundit me setin fotografik të titulluar ‘Erotic’. Rovena Stefa sigurohej që të fitonte vëmendje duke publikuar herë pas here nga një imazh të realizuar në këtë foto sesion.

E duket se Rovena ka dalë e fituar jo vetëm për vëmendje mediatike por edhe për një ofertë tunduese.
Këngëtarja pretendon se ka marrë ofertë në vlerë prej një milion eurosh nga një produksion amerikan që realizon filma pornografik.

‘Pas albumit të fotove erotike, nje Produksion i famshëm amerikan i filmave me pullë të kuqe më ka ofruar 1,000,000 dollarë të bëj bashkepunim. Si mendoni, a të them po a jo,’ – është shprehur Rovena në Facebook.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: