Finalja e madhe e Champions League mes Interit dhe Manchester Cityt do të luhet të shtunën në mbrëmje, në Stamboll. Teksa jemi pothuajse 48 orë nga ndeshja, të gjithë nxitojnë të japin mendimin e tyre. Trajneri i njohur, Roy Hodgson ka analizuar skuadrat.

“Skuadra e Inzaghit është shumë mirë e organizuar dhe jashtëzakonisht e rrezikshme në kundërsulm, gjë që mund t’i bëjë dëm skuadrës së Guardiolës. Nëse revolucionari i parë në Premier League ishte Arsène Wenger për lojën e tij në Arsenal, Guardiola e solli të gjithë futbollin anglez në nivelin më të lartë të mundshëm. Për mendimin tim, forca e vërtetë e Manchester Cityt është kolektivi” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: