TIRANE

Rita dhe Roza Lati kanë një marrëdhënie tepër të ngushtë dhe të veçantë nënë e bijë. Aktorja e humorit dhe moderatorja kanë treguar publikisht se kanë një raport tepër transparent dhe pa komplekse nga njëra-tjetra.

Mbrëmjen e sotme ato janë të ftuara në ‘Soiree’, ku ndër të tjera kanë dhuruar edhe shumë të qeshura. Në promon e publikuar nga vetë programi, duket shakatë e Ritës drejtuar vajzës së saj, kanë bërë gjithë publikun dhe të ftuarit të qeshin pa masë.

Kjo video tregon edhe më mirë se në fakt marrëdhënia e Rozës me Ritën, është e njëjtë si e dy shoqeve, teksa flasin lirshëm me njëra-tjetrën. Ashtu siç duket të ftuarit e kanë shijuar plotësisht mbrëmjen në ‘Soiree’, e cila si gjithmonë ka sjellë biseda dhe muzikë të mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb