Këngëtarja Olta Boka është në pritje të ëmbël… Pavarësisht se prej kohësh qarkullon lajmi se Olta është shtatzënë, vetëm ditën e djeshme këngëtarja simpatike vendosi ta bënte publike.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo ka postuar një foto mjaft të ëmbël me barkun e rrumbullakosur, duke zbuluar kështu edhe gjininë e bebit.
Këngëtarja ka veshur një fustan rozë dhe jo më kot ka zgjedhur ngjyrën rozë, për të cilën thotë se është ngjrya e saj prej 9 muajsh:

“Prej 9 muajsh, une shoh vetem me sy te ngjyruar roze . Prej 9 muajsh, roza eshte ngjyra ime e dashurise se perjetshme”.

Pra Olta është në muajin e 9 dhe në pritje të një vajze me partnerin e saj, djalin e ish-deputetit Shezai Rrokaj, Ivin, me të cilin është prej vitesh në një marrëdhënie dashurie.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: