TIRANE

Rozana Radi është një nga këngëtaret më të dashura shqitare. E ftuar në “B & E Caffee” ajo pranoi se ka bërë një ndërhyrje estetike në trupin e saj. Këngëtarja tha se pasi kishte kaluar pak kohë kuptoi se ndërhyrja nuk ishte aq rezultative sa kishte pritur. Me pak fjalë Rozana pranoi se është penduar që ka bërë operacion gjoksin.

Pyetjes se cilën pjesë të trupit vlerëson si më seksi, Rozi u përgjigj: “Gjoksin, por para se ta bëja. Pasi e bëra, nuk mendoj më kështu…” – tha duke e krahasuar: “E ke parasysh kur ndërton një shtëpi dhe s’të del ashtu siç e doje, nuk del…”.

Pas ndërhyrjes së Besit se, ndoshta, duke i shtuar edhe një “kat” tjetër, ndërhyrja mund të duket më e bukur, Rozi tha: “Jo, kat tjetër nuk ka, për t’ia hequr një kat, jo për t’ia shtuar”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: