GRAMSH

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga deputeti, Anastas Angjeli, kryetari i Bashkisë, Klodian Taçe dhe biznesmeni Gjergj Luca inaguruan fillimin e punës së fabrikës së re të përpunimit të peshkut “Rozafa” në Gramsh.

Përmes këtij investimi nga rrjeti i fabrikave “Rozafa” në Gramsh do të hapen 200 vende të reja pune në fazën e parë.

Në fjalën e tij Balla tha se liqeni është një mundësi e re ekonomike për Gramshin.

“Krijimi i një cikli të mbyllur me investimet e reja në Gramsh, fakti që tashmë kemi një fabrikë të përpunimit të ushqimit të peshkut, fakti që tashmë në Gramsh kemi një liqen me një sipërfaqe tejet të madhe, ku mund të kultivohen lloje të ndryshme peshku të ujit të ëmbël është një mundësi e re ekonomike për Gramshin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

E këtu biem dakord dhe nuk kam asnjë hezitim për të mbështetur kërkesën tuaj dhe të shumë kultivuesëve të tjerë të rasatit. Dhe të gjitha këto sëbashku krijojnë ciklin. Një prodhon ushqimin, tjetri prodhon rasatin, ndërkohë që po populli i Gramshit mund ta shfrytëzojë gjithë ujin e liqenit edhe për kultivimin e peshkut, edhe për përdorim vetjak, por edhe për sportin e peshkimit.

Ajo që duhet të bëjmë është që përmes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ne duhet të rinegociojmë marrëveshjen për lejimin e kultivimit të peshkut për qëllime ekonomike.

Pra në fund të fundit Gramshi ka një liqen dhe ky liqen duhet të marrë jetë. Uji ka jetë kur në të lulëzon fauna e domozdoshme. Dhe pa peshk unë nuk mendoj se mund të ketë liqen.

Zhvillimi i agroturizmit në Gramsh, përveç djathit të shkëlqyer dhe mishit të bagëtive duhet të pasurohet kuzhina e kësaj zone edhe me pjatën e peshkut apo specieve të tjera që rriten në liqen”, deklaroi Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb