Ditët e fundit, në rrjetet sociale ka qarkulluar një foto e Rozana Radit me një fustan në të cilin binte në sy dekolteja e theksuar.
Të shumta kanë qenë portalet që e kanë interpretuar këtë si një zhveshje provokuese të këngëtares. Për “GSH”, Rozi ka rrëfyer se fustani është një ndër emrat e fundit të brendeve ndërkombëtare dhe se në veshjen e saj nuk ka asgjë të jashtëzakonshme që të komentohet kaq shumë. “Unë nuk e kam krijuar vetë, është një fustan i ‘Elisabetta Franchi’-t. Unë jam një personazh publik e domosdo që në daljet e mia do të kujdesem që të vesh diçka që është në modë. Pastaj, nëse ka njerëz që merren me të tilla detaje, s’është problemi im. Unë këtë dekolte kam! Diçka të afërt ka veshur edhe Jennifer Lopez, madje në një tapet të kuq. Ka edhe shumë artistë shqiptarë që veshin dekolte të tilla, nuk ka asgjë për t’u marrë kaq shumë”, – rrëfen Rozana.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: