TIRANE

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Rozana Radi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Artistja si është nënshtruar dy testeve të njëpasnjëshme.

Në të parin ajo doli negative, por Radi iu nënshtruar sërish testit pasi kishte pasur kontakt me kolegen e saj, gazetaren Fiori Dardha e cila ka zbuluar më parë pozitivitetin me koronavirus.

Ajo shton se është karantinuar dhe po merr mjekimin në shtëpi duke u konsultuar me mjekun e familjes dhe zotëron një gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

“Pas një rezultati negativ ripërsërita tamponin dhe…. POZITIV . Jam karantinuar dhe po marr mjekimin e nevojshëm duke u konsultuar me mjekun e familjes. Për momentin jam në gjendje të qëndrueshme shpresojmë të shkoj gjithçka mire!” shkruan Radi në postimin e saj.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: