TIRANE

Rozana Radi ishte e ftuar në “E diela shqiptare”, në rubrikën “Tani mund të këndosh”. Këngëtarja shqiptare foli për ndarjen nga jeta të prindërve, për të cilët u shpreh se ajo e ndjen që nuk i ka humbur ende, ata janë aty brenda saj.

Rozana Radi: Shumë njerëz më thonë po vuan shumë, nuk po i lëshon dhe realisht nuk kam dashur t’i lëshoj sepse nëse i lëshoj dhe nuk e kujtoj që i kam humbur, atëherë do filloj t’i humbas vërtet. Unë mendoj që nuk i kam humbur ende, fakti që i mbaj brenda vetes. Është e mirë, le të jenë prezent në jetën tonë sepse edhe kur nuk janë, na bëjnë të mendojmë se janë si vetëkoshienca jonë që janë këtu. Me moshë kam arritur t’i balancoj këto gjëra dhe ata nuk do humbin kurrë për mua.

Ardit Gjebrea: Si të ka ndryshuar humbja e tyre?

Rozana Radi: Ka qenë shumë e vështire për mua sepse më mungon qoftë edhe një përqafim. Në një moment të mungon edhe një supë e ngrohtë në shtëpi kur kthehesh. Sa më shijonte ajo supa edhe pse mami e kishte bërë dy ditë para, e kishte ngrohur, i kishte hedhur dhe ndonjë bizele që kishte tepruar nga gjella e djeshme dhe unë e shijoja me një dashuri të pafund sepse e kishte bërë nëna ime.

Këto janë ato detaje të vogla që bëjnë diferencën. Shpesh herë shtëpia ime ka qenë e errët sepse nuk e ka dëgjuar zërin e nënës për të marrë atë gëzimin e madh. Ka qenë e vështirë, por falenderoj Zotin që i kisha mamin për 27 vjet me mua dhe babin për 23. Ka qenë privilegj që jam vajza e tyre.

Ardit Gjebrea: Ti je goca e mamit apo e babit?
Rozana Radi: Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem goca e babit, por nëse do më pyesje se kë do zbrisja në tokë, do thosha nënën, por që do mbetem gjithmonë vajza e babait.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: