Në parlamentin e Sri Lankës gjatë një seance parlamentare ka shpërthyer një dhunë masive. Raportohet se ka pasur madje edhe sulm me thikë, teksa një deputet iu sul një tjetri, duke e lënë të plagosur e duke e dërguar për në spital, shkruan “The Guardian”.

Në Sri Lankën e largët, vendi ka mbetur pa kryeministër dhe pa qeveri dhe është në një krizë të thellë institucionale.

Shumë deputetë, shumica të veshur me të bardha janë parë duke rrahur me grushte njëri–tjetrin. Kohët e fundit, në këtë vend ka pasur ndërrim pushtetesh, teksa kohët e fundit u rrëzua edhe kryeministri i vendit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb