Barazimi pa gola mes Kukësit dhe Erzenit nuk ka qetësuar aspak trajnerin e verlindorëve, Rrahman Hallaçi.

“Janë ndeshje të vështira, shumë presion. Ku nuk të shkon mëndja, mund të pësosh. Grinta ishte e duhura, patëm mundësi goli por edhe kundërshtari u afrua disa herë. Në minutat e para nuk u futëm sic duhet më pas kontrolluam lojën. Në pjesën e dyta pati më shumë presion por edhe ne e rritëm nivelin e lojës. Menduam edhe të mos pësojmë, tani shkojmë në ndeshjen e fundit dhe shpresojmë për më të mirën. Kishim mundësi për të siguruar mbijetesën. Skuadra ka punuar gjatë gjithë sezonit, kemi edhe një ndeshje para dhe skuadra i ka të gjitha mundësitë për të fituar” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: