Pritet vetëm zyrtarizimi, por edhe ai është vetëm çështje kohe. Amir Rrahmani është vetëm një firmë larg transferimit te Napoli. Kur e thotë “La Gazzetta Dello Sport” ka pak për të dyshuar, pasi sipas gazetës më të madhe sportive në Itali, klubi napolitan dhe mbrojtësi i kombëtares së Kosovës kanë arritur marrëveshjen.

Rrahmani 1
Rrahmani 1

Në numrin e sotëm të printuar dhe on-line, e përditëshmja “rozë” tregon se Rrahmani do të firmosë një kontratë 5-vjeçare, por kalimi i tij nga Verona te Napoli do të bëhet vetëm në fund të këtij sezoni. Sa I përket financave, detajet janë të pakta, teksa në skenë del shifra 30 milion euro.

Rrahmani Napoli
Rrahmani Napoli

Kjo nuk është vlera që klubi napolitan do të paguajë vetëm për mbrojtësin kosovar, pasi në tratativa është edhe emri i Sofyan Amrabat. Ashtu si Rrahmani edhe mesfushori ka një marrëveshje paraprake me Napolin, që tani duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me Veronën për të finalizuar akordin dhe transferimin e dy futbollistëve në fund të sezonit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb