MALIQ- Dhuna ndaj gruas dhe djalit të tij i ka kushtuar lirinë një 45-vjeçari nga Maliqi.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Ardian Shasho, banues në fshatin Pojan dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases I.Sh, 37 vjeçe, si edhe ndaj djalit të tij 16 vjeçar.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: