VLORE – Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 44-vjeçarin Ilirjan Pajo, i cili u filmua nga qytetarët e Vlorës, teksa rrihte me shqelma ish-bashkëshorten e tij, në sy të dy fëmijëve.

Mësohet se 44-vjeçari e ka cilësuar si një ngjarje momentale dhunën që ushtroi ndaj ish-bashkëshortes në mes të rrugës. Ai ka pohuar se ishte takuar me ish-gruan e tij Marsela Caushaj disa here, madje kishin konsumuar edhe kafe bashkë.

Ndërkohë Pajo ka pranuar në gjykatë se detyrimi financiar kundrejt fëmijëve të tij në shumën 15 mijë lekë të reja, nuk është dhënë asnjëherë.

Ilirjan Pajo u arrestua menjëherë pas publikimit të videos, ku dukej teksa rrihte me shqelma gruan në sy të dy fëmijëve të mitur.

Marsela Çaushaj teksa bëri kallëzimin e radhës në polici tha se dhuna ndaj saj dhe fëmijëve ishte e vazhdueshme dhe kjo kishte çuar edhe në divorcin me bashkëshortin tre vite më parë.

Që prej asaj kohe ajo kishte marrë tre urdhra mbrojtje, por nuk i kishte shpëtuar dhunës,  pasi i shoqi e përndiqte kudo edhe pas ndarjes. Veç kësaj ajo bëri publike kushtet ekstreme të varfërisë, në të cilat jeton së bashku me tre fëmijët e mitur dhe nënën e saj.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/oltion.bardhi/videos/10206963307221781/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb