DIBER- Një rast dhune në familje është regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Peshkopisë, ku një i ri ka dhunuar gruan e tij 28-vjeçare. Gjithçka ka ndodhur në banesën e tyre, për motive të dobëta sipas policisë, dhe si pasojë e dhunës shtetasja Sh.F, ka pësuar dëmtime në trup.

Por vëllai i kësaj të fundit, Nezim Manuka nuk e ka lënë me kaq. Ditën e sotme ai është konfliktuar me kunatin e tij Liridon Fishti, duke e plagosur lehtë.

Policia e Dibrës porsa ka marrë njoftim ka ndërhyrë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, kanë bërë arrestimin e shtetasëve Liridon Fishti, 34 vjeç, (i dënuar më parë për veprën penale Dhunë në familje); si dhe Nezim Manuka, 33 vjeç.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Dhunë në familje”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: