VLORA

Një 32- vjeçar nga Levani i Fierit është arrestuar në VLorë pasi po ushtronte ndaj kunatit të tij. Një arrestim tjetër është regjistruar po në Vlorë teksa në fshatin Kaninë një 31- vjeçari i është gjetur parcela me kanabis.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Policia ka arrestuar në flagrancë për “Dhunë në familje” shtetasin L. O., 32 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi është kapur në lagjen “Pavarësia 3” Vlorë duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatit të tij, për motive të dobëta.

 

Policia ka arrestuar në flagrancë për “Kultivimin e bimëve narkotike” shtetasin S. L., 31 vjeç, banues në Kaninë, Vlorë, pasi u kap në kushtet e flagrancës në një parcelë, të cilën e kishte përgatitur për mbjelljen e disa bimëve të dyshuara si canabis sativa.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: