Policia e Kosovës po vazhdon kërkimin e Dardan Krivaqës, i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, ndërkaq qytetarët po mundohen t’i dalin në ndihmë organeve shtetërore për kapjen e tij.

Një video që po qarkullon në rrjete sociale, ku shihet një person që tenton të arratiset, dyshohet se është pikërisht Krivaqa.

Nga Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt kanë thënë për Telegrafin se dyshohet se në këtë video e cila sipas tyre është bërë dje (të hënën), është i dyshuari të cilin Policia e Kosovës e ka kërkuar mbrëmë në tërë zonën.

Banorët e lagjes ku dyshohet se u vra 18-vjeçarja në Ferizaj, e kanë telefonuar mbrëmë policinë rreth orës 20:30 minuta, duke thënë se e kanë parë të dyshuarin Dardan Krivaqa të ulur shkallëve të oborrit të kësaj lagjeje.

Policia ka shkuar me patrulla dhe njësitë e shtuara, por raportohet se ai kishte arritur të ikte. Ndërtesat janë kontrolluar për ta kërkuar të dyshuarin, për të cilin banorët thanë se e ka ndryshuar pamjen duke i prerë flokët dhe se ka tentuar që të fshihet me një bluzë me kapele që t’i evitohet banorëve të kësaj lagjeje.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj kërkon bashkëpunim nga qytetarët, për identifikimin dhe vendndodhjen e personit Dardan Emrush Krivaqa, i cili dyshohet për “Vrasje të rëndë” në Ferizaj.

Vrasja e rëndë, ka ndodhur dje më 22.08.2021 në Ferizaj, ku humbi jetën 18 vjeçarja M.O.

“I njëjti, i dyshuari deri më tani nuk është paraqitur në polici dhe është në arrati. Personi i kërkuar është Dardan (Emrush) Krivaqa, lindur më 25.08.1992, adresa rr ‘Ramadan Rexhepi’, Ferizaj”, thuhet në komunikatë.

Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi dhe vendndodhjen e tij të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë : 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Të dhënat thuhet se do të jenë në konfidencialitet të plotë.

Vrassjaaa 780x439
Vrassjaaa 780×439

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb