Është kthyer në qeli 48-vjeçari Klement Ndina i cili dhunoi me mjete të forta Kostandin Xhallon. Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur më 29 tetor më qendër të Përmetit. Gjykata e Apelit në Gjirokastër, ka hedhur poshtë masën e dhënë nga gjyqtarja e gjykatës së faktit Përmet , Yrvete Skreli e cila në seancën e gjyqësore të 31 tetorit vendosi masën arrest në shtëpi.

Nga ana e tij gjyqtari Arben Dosti e ka quajtur të paligjshëm, duke dhënë masën ‘arrest në burg’.

Ndër të tjera në qeli rikthehet edhe Gjergji Bojo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb