BRITANI E MADHE

Kate dhe William festuan dje 10-vjetorin e martesës, tashmë si prindër të 3 fëmijëve.

Për të shprehur mirënjohjen ndaj gjithë dashurisë që kanë marrë gjithmonë, por veçanërisht ditwn e djeshme, në faqen zyrtare të Kensington u publikua një video e tyre familjarisht si asnjëherë tjetër.

Çifti dhe fëmijët shfaqen duke ecur e luajtur me njëri-tjetrin shumë të lumtur. Videoja ka marrë mbi 4 milionë klikime dhe bashkë me të ka ardhur dhe një falënderim i sinqertë nga çifti mbretëror, për të gjithë ata që kanë uruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: