Partnerja e djalit të ish-kryeministri Sali Berisha, Armina Mevlani ka rrëfyer emocionet pasi ‘vjehrri’ i saj e përmendi në intervistën e fundit televizive.

Bloggerja dhe modelja ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Rudina” ku ka folur kryesisht për eksperiencën e saj në Milano dhe Paris.

Por nuk ka kaluar pa vëmendje edhe deklarata e Berishës tek spektakli “Xing me Ermalin”. Ajo iu është përgjigjur pyetjeve lidhur me bashkëjetuesin e saj Shkëlzenin Berishën dhe familjen e tij, me të cilët ka thënë se ka një raport të mirë. Ndërsa është pyetur se si është ndierë kur Berisha ka folur për “nusen”, Armina tha:

“Sigurisht që u ndjeva mirë, m’u bë qejfi”. Më tej Armina theksoi se nuk ka patur kurrë probleme me familjen e partnerit të saj madje ka marrëdhënie shumë të mira, si për të shuar zërat që flasin për një raport jo të mirë me motrën dhe mbesën e partnerit të saj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: