FRANCE – Pas promovimit të librit të saj “French Touch” Carla Bruni ka folur pas kohë kohësh për marrëdhënien  me bashkëshortin e saj, Nicolas Sarkozy. Ish- Zonja e parë e quajti ‘fantastike” dhe se në çift nuk mjafton vetëm dëshira.

“Vetëm zjarri dhe pasioni çojnë një marrëdhënie drejt shkatërrimit”- ka thënë Carla Bruni. “Po, jam ende e tërhequr nga burri im dhe e di që edhe ai është edhe më shumë se unë pas 10 vjet së bashku.

Në një martesë duhet të kesh edhe dëshirën edhe miqësinë me partnerin tënd. Kur jetonim në pallatit Elise doja që gjithmonë të darkonim bashkë sa herë që kishte axhendën e lirë. Bëjmë ende seks të mrekullueshëm. Mundohem që gjithmonë të mbaj pak mister në lidhjen tonë.

Mendoj se duhet të jesh shumë i tërhequr nga personi që ke zgjedhur të kalosh jetën. Kur tërheqja zbehet dhe misteri zhduket fillon krisja e marrëdhënies dhe fillon tradhtia”- ka vazhduar me tej ish-Zonja e Parë.

Tani që nuk është më në rolin e Zonjës së parë, Carla tregn se nuk i mungon aspak ai status. “Kam ndihmuar shumë njerëz në periudhën që kam jetuar në Elise por nuk me mungon ajo lloj periudhe. Unë e dua shumë jetën time por i adhuroj momentet që kam kaluar atje”- përfundoi Carla Bruni.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: