BRUKSEL – Ish-basketbollisti, Sebastien Bellin, i cili u fotografua i shtrirë në tokë i mbuluar me gjak, ka rrëfyer tmerrin që përjetoi mëngjesin e së martës, në aeroportin e Brukselit.

Duke folur për ‘Le Capitale.be’ nga shtrati i spitalit “Erasme” të Brukselit, Bellin tha i përlotur: “115 kilet e mia u hodhën në erë si një jastëk me pupla. Po i thosha vetes: Do ja dal, do ja dal”.

Ish-basketbollisti tregoi se në ato momente po mendonte për vajzat e tij.
“Nuk doja që vajzat e mia të rriteshin pa një baba. Unë nisa të luaj tenis me më të madhen, 7-vjeçaren time për t’i treguar asaj që është një lojtare e mrekullueshme. Po mendoja “duhet t’ia dal, sepse ajo ka nevojë për trajnerin e saj”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb