Robert Baer, ish-oficer amerikan, ka hedhur një hipotezë thuajse të pabesueshme dhe tepër të rrezikshme. Ai mendon se CIA kishte dorë të fortë në shpërbërjen e Jugosllavisë dhe bënte propagandë për t’i ndarë republikat.

Baer ka shkruar librin “Sekretet e Shtëpisë së Bardhë”, ku shprehet se SHBA punoi me një strategji të qartë anti-serbe. “Qëllimi i propagandës ishte të ndante republikat kështu që ato të shkëputeshin nga Jugosllavia. Ne duhet të zgjidhnim një dash kurbani që ta fajësonim për gjithçka, për luftën dhe dhunën. U zgjodh Serbia sepse në disa mënyra është pasardhëse e Jugosllavisë”, thotë Baer. Ai thotë se Tuxhman, Mesiç, Alija Izetbegoviç dhe gazetarë të shumtë u paguan nga CIA. Sipas Baer edhe Radovan Karaxhiç paguhej nga amerikanët, por pushoi së marri para në këtë drejtim kur kuptoi se do të sakrifikohej.

Thotë se masakra e Srebrenicës dihej më parë nga CIA. Baer deklaron se shefi i tij i kishte deklaruar javë më parë “se qyteti do të ishte lajmi kryesor në botë pas disa kohësh”. Krejt këto janë vetëm hipoteza, pasi nuk ka të dhëna se çfarë thotë Baer janë të vërteta.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: