Para pak kohësh u përfol shumë nëpër media ikja e saj si velinë e “Stop” në Klan TV. Por shumë shpejt modelja Alesia Bami u pa të ishte pjesë e emisionit të së dielës në Top Channel, “E Diell”. Jo vetëm kaq po shumë ndryshime të tjera ndodhën me largimin nga pozicioni i velinës, duke marrë një rol të ri, atë të moderatores. Në një intervistë eksluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, Alesia Bami na rrëfen prapaskenat e projektit të ri, surprizat që pret t’i ndajë me ndjekësit e saj si dhe risinë në ndërmarrjen e re në fushën e marketingut. Si erdhi propozimi për tek “E Diell”? Pse zgjodhi pikërisht TCH dhe cilat janë suprizat që pret t’i shfaq së shpejti? Për më tepër në intervistën e mëposhtme.

Tashmë prej disa muajsh jeni pjesë e ‘E Diell’. Si erdhi propozimi për të qenë pjesë e këtij formati?
Propozimi erdhi nga vetë Manushi për të qenë pjesë e “E Diell”.

Pas largimit nga Klan keni patur oferta të tjera? Pse zgjodhët pikërisht Top Channel?
Kam patur oferta të ndryshme dhe nga televizione të tjera. Zgjodha Top Channel, sepse mendoj se përshtatem më shumë .

Ju kemi parë të jeni pjesë e fotosessioneve të ndryshme në ‘Instagram’. Për çfarë bëhet fjalë konkretisht?
Bëhet fjalë për hapjen e biznesit tim të ri “Elegance by AlesiaBami” . Fotot janë realizuar për të reklamuar fustanet e mbrëmjeve që ndodhen në showroomin tonë . Jam kujdesur që ta gjejnë veten të gjitha vajzat me fustanet që kam përzgjedhur .

Cili është projekti i radhës i Alesias në fushën e modelingut?
Preferoj ta lë surprizë.

Me cilën nga personazhet shkon më mirë tek ‘E Diell’?
Jemi në harmoni me gjithë stafin së bashku. Më mirë shkoj me Florin pasi kemi dhe rubrikën ‘Escape’ (Mbathja), bashkë dhe ruajmë marrëdhënie shumë të mira.

A ka ndodhur të ketë ndonjë zënkë të vogël prapa kuintave? Kush është ajo/ai më paqësori që i qetëson gjërat?
Duke qenë se jemi një grup i madh tek “E Diell”, normalisht ka edhe keqkuptime të vogla, por që nuk zgjasin shumë. Personi më paqësor, që na qetëson të gjithëve dhe, që është shumë e thjeshtë të punosh është Manushi.

Intervistën e plotë e gjeni sot në Gsh.al

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb