TIRANE – Rosela Gjylbegu është një nga këngëtaret më të mira në Shqipëri. Ajo ka nisur të këndojë që e vogël në konkurset që zhvilloheshin në vendlindjen e saj, Shkodër.

Në vitin 2003 arriti të fitojë çmimin e tretë në “Ethet e së premtes mbrëma”, ku ra në sy menjëherë dhe fitoi dashurinë e publikut. Pas pjesëmarrjes në programin në fjalë, Rosela ka marrë pjesë në shumë festivale në Shqipëri. Është vlerësuar me shumë çmime dhe ka kënduar në zhanre të ndryshëm muzikorë.

Aftësitë vokale të saj janë të padiskutueshme, jo më kot publiku e ndjek gjithmonë në performancat live. Prej kohësh Rosela nuk ka publikuar projekte të reja muzikore, por është gjithsesi e pranishme nëpër koncerte dhe mbrëmje me muzikë live. Në një rrëfim për “revistawho.com” këngëtarja e njohur ka zbuluar disa gjëra që nuk i dinim për të. Këngëtarja ka treguar se frika e saj më e madhe është vetmia.

“Frika ime e madhe është vetmia” ka thënë këngëtarja e njohur shqiptare. Gjithashtu ajo ka folur edhe për marrëdhënien me familjen dhe miqtë e ngushte pa të cilët nuk jeton dot.

“Nuk jetoj dot pa familjen dhe miqtë e ngushtë. Janë gjithçka për mua”- vazddoi ajo. Rosela ka shpehur dhe adhurimin e saj për Nënë Terezën. Këngëtarja mban gjithmonë me vete një lutje të saj të plastifikuar, të cilën ia ka dhuaruar vëllai që jeton në Romë.

“Mbaj gjithmonë me vete një lutje të Nënë Terezës të plastifikuar. Në të ndodhet dhe një ikonë që ajo e mbante kudo me vete të cilën ma ka dhuruar vëllai im që jeton në Romë. Dhuratën e ka marrë në Vatikan posaçërisht për mua duke e ditur që e adhuroj Nënë Terezën”- përfundon Rosela.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb